Aksident ne Fier. Vdes i riu me motorciklete
Një 25- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Fier- Seman. Ndricim Borova ka qenë duke udhëtuar me motorçikletë në momentin e aksidentit. Ai ka tentuar të parakalojë mes dy automjeteve dhe si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin e motorçikletës duke u perplasur me bankinen e një pike karburantit. Policia pas hetimeve të kryera në vendin e aksidentit ka konfirmuar se parakalimi i gabuar dhe shpejtësia kanë qenë shkaktarët e aksidentit ndërkohë që Borova ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.