Aksident tragjik ne Elbasan. Dy te vdekur dhe 5 te plagosur
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur rëndë janë pasojat e një aksident në Papër rreth 15 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë bëhet e ditur se ne oret e para te mengjesit të sotëm , ne aksin rrugor Cerrik-Paper, ne vendin e quatur "Ura e Zeze", ka ndodhur nje aksident i rëndë automobilistik.
Menjehere ne vendin e ngjarjes u derguan sherbimet policore, ne perberje dhe grupi hetimor, që konstatuan se makina benz me targa te huaja CF 853 RF, që drejtohej nga Shpend Hysaj, 23- vjeç me banim ne Belsh ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë kane gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Shpend Hysaj si dhe pasagjerja Eriola Kurti 22- vjeç me banim ne Librazhd.
Gjithashtu të plagosur rëndë kanë mbetur edhe 5 pasagjerët e tjerë B. Kullolli 22- vjeç banuese ne Berat, Xh.Tosta 22- vjeç banuese ne Dragostunje-Librazhd, L.Allani 23- vjeç banues ne Belsh, E. Hysa 25- vjeç, O. Shallmi 23- vjeç. Te plagosurit u derguan menjehere ne Spitalin Kirurgjik të Elbasanit ku aktualisht jane ne gjendje te rende.
Grupi hetimor i cili shkoi ne vendin e ngjarjes, kreu veprimet proceduriale nga të cilat rezultoi se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te mjetit, i cili me pas eshte perplasur me bordurat anesore te rruges.
Besim Dybeli