E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A HINI në Fier, dyshohet për pesë raste

Virusi A H1N1 duket se ka prekur edhe qytetin e Fierit. Në këtë qytet dyshohet për 5 raste të të prekurve me virusin vdekjeprurës. Lajmi është konfirmuar nga drejtoria Rajonale e spitalit të Fierit, sipas së cilës personat e dyshuar si të infektuar me gripin e derrit po mbahen të izoluar.

3 prej rasteve të dyshuara i përkasin moshës mbi 40 vjeç ndërsa dy prej tyre nën 25 vjeç.

Ndërkohë bëhet e ditur se mbartësit e dyshuar do të mbahen të izoluar deri në nxjerrjen e rezultateve të analizave nga Instituti i Shëndetit Publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›