E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës, Hysni Burgaj pezullon emërimin e Arben Hysenit

TIRANE – Posti i zv/drejtorit të rendit në Policinë e Tiranës vijon të mbetet vakant, pas transferimit në Dibër të Erzen Breçanit. Fillimisht drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj emëroi Arben Hysenin në postin e zv/drejtorit të rendit, por ky emërim është pezulluar për arsye ende të panjohura. Burime nga policia bëjnë të ditur se pritet emërimi i një tjetër drejtuesi policie në këtë pozicion.

Ndërkohë mësohet se Erzen Breçani ka nisur sot punën në detyrën e re në Dibër, ku do të shërbejë si zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë. Zoti Breçani nuk pranoi që të komentonte urdhrin për transferimin, por theksoi se do të shërbejë në radhët e policisë kudo që do të emërohet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›