Tiranë, 19-vjeçarja vetëplagoset me armën e bashkëshortit
TIRANE – Një 19-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ilmi Aver’ në zonën e Unazës së re, ku 19-vjeçarja Rexhina Beja është vetëplagosur me armën e bashkëshortit të saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia dyshon se 19-vjeçarja ka qenë duke luajtur me armën. E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)