E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes aksion per bllokimin e motoreve pa dokumenta

Shërbimet e komisariatit numër 2 të Tiranës kanë bllokuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës 25 motorë që lëviznin pa dokumentacione apo targa identifikuese. Operacioni i komisariatit vjen pas disa ngjarjesh kriminale grabitje dhe sulme me armë, ku autorët kanë përdorur apo janë larguar me motorë. Mjetet e bllokuara janë vendosur në oborrin e komisariatit, ndërsa inspektorët kanë nisur verifikimet, pasi për pjesën më të madhe të motorëve ka dyshime që janë të vjedhura brenda dhe jashtë vendit. Kontrollet për motorët pritet të vijojnë edhe në ditët e tjera të marsit, ndërsa operacionit do t’i bashkohen edhe komisariatet e tjera të Tiranës. Motorët janë përdorur nga grupet kriminale për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Mungesa e targave apo e regjistrimit të tyre e vështirëson identifikimin dhe gjetjen e pronareve apo përdoruesve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›