E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës dhe RENEA arrestojnë Besnik Vishën pas 12 vjetësh arrati

TIRANË - Është vënë në pranga një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri, ish-polici që akuzohet për vrasje, Besnik Visha. Operacioni u realizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat RENEA. Pas dy orë negociatash ata kanë arritur na bindin Vishën të dorëzohet, ndërkohë që ishte i rrethuar brenda në banesë nga forcat të shumta policie. Visha u kap në fshatin e tij Zgur të Zallbastarit. Burimet policore thanë se ai qëndronte në shtëpi me bashkëshorten kur u rrethua nga të katër anët me policë.

Visha akuzohet se ka vrarë në vitin 1997 shtetasin Refik Domi. Disa operacione për kapjen e tij gjatë këtyre viteve kanë dështuar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›