E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vlerëson qendrimin e PS-së për liberalizimin e vizave

Partia Socialiste vlerësoi qëndrimin inkurajues të Parlamentit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, tha sot gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, se "PS vlerëson inkurajimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave të Ballkanit Perëndimor, por diskutimet e ditëve të fundit ndërmjet insitucioneve të BE-së po evidentojnë se qeveria shqiptare ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me heqjen e regjimit të vizave" .
Në këtë situatë, tha Bushati, "PS i kërkon qeverisë të miratojë sa më shpejt strategjinë e përditësuar dhe Planin e Veprimit për menaxhimin e integruar të Kufijve, të sigurojë zbatimin e programit antikorrupsion për Policinë e Kufirit dhe Migracionit; të krijojë Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, si dhe të intensifikojë instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›