E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes finalizon dy operacione

Policia e Tiranes diten e sotme ka finalizuar me sukses dy operacione te koduar Liqeni dhe Udhetari
Ne kuader te operacionit te koduar Liqeni i realizuar nga Specialistet e Seksionit Kunder Trafiqeve prane Policise se Kryeqytetit eshte bere e mundur prangosja e shtetasve Elis Hasan Tafa 23 vjec banues ne Tirane Emilano Mirijam Rrapushi 23 vjec lindur ne Tirane Z.M 21 vjece lindur e banuese ne Tirane F.C 17 vjec lindur e banuese ne Tirane
Keto shtetas ne bashkepunim me njeri tjerin dyshohet se per nje periudhe 6 - mujore kane shfrytezuar per qellime prostitucioni dy shtetaset e mesiperme.
Nga hetimi i bere deri me tani ka rezultuar se klientet vip siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme llukzoze ne Tirane. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Shfrytezimit te prositucionit dhe Prostitucion.

Sektori Kunder Narkotikeve bene te mundur realizimin e operacionit policor te koduar Udhetari duke arrestuar ne flagrance dy shtetas dhe sekuestruar sasine prej 4 kg lende narkotike Mariuane. Ata jane Alban Arben Kashau 20 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Saimir Drini Kore 59 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje ne mesnate pas informacioneve te marra ne ngarkim te tyre dhe organizimit te sherbimeve me qellim kapjen e tyre u arrit arrestimi i tyre ne afersi te sheshit Rilindja ne Tirane. Pas nje hetimi te bere ndaj tyre dhe fale informaciove te poseduara rezultoi se keto shtetas kane mberritur ne Tirane me linjen e autobuzit Gjirokaster - Tirane me sasine prej 4 kg lende narkotike Mariuane e cila dyshohet se kishte destinacion per shitje tregun e Tiranes.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua lenda narkotike nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›