E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane finalizohen me sukses 2 operacione 6 te arrestuar

Operacioni i pare i koduar Liqeni eshte realizuar nga Specialistet e Seksionit Kunder Trafiqeve prane Policise se Kryeqytetit ku jane vene ne pranga kater shtetas te akuzuar per shfrytezim dhe ushtrim prostitucioni.

Te arrestuarit jane Elis Tafa 23 vjec Emilano Rrapushi 23 vjec Z.M 21 vjece dhe F.C 17 vjece te gjithe lindur dhe banues ne Tirane.

Shtetasit Tafa dhe Rrapushi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin per nje periudhe 6 - mujore kane shfrytezuar per qellime prostitucioni dy shtetaset me inicialet Z.M. dhe F.C.

Gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimi ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte regjistruar procedimi penal ne ngarkim te tyre.

Nga hetimi i bere deri me tani ka rezultuar se klientet vip siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e vajzave kundrejt pageses ne hotele te ndryshme lukzoze te kryeqytetit. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Shfrytezimit te prostitucionit dhe Prostitucion.

Operacioni i dyte eshte ndermarre nga Sektori Kunder Narkotikeve ku u be i mundur realizimi i operacionit policor te koduar Udhetari. Ne flagrance u arrestuan dy shtetas dhe u sekuestrua sasia prej 4 kg lende narkotike Marihuane.

Shtetasit e arrestuar jane Alban Kashau 20 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe Saimir Kore 59 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster

Arrestimi i tyre u krye pasi dje ne mesnate pas informacioneve te marra ne ngarkim te tyre dhe organizimit te sherbimeve me qellim kapjen e tyre u arrit arrestimi ne afersi te sheshit Rilindja ne Tirane.

Pas nje hetimi te bere ndaj shtetasve te mesiperm dhe fale informacioneve te poseduara rezultoi se keto shtetas kane mberritur ne Tirane me linjen e autobusit Gjirokaster - Tirane me sasine prej 4 kg lende narkotike Marihuane e cila dyshohet se kishte destinacion per shitje tregun e Tiranes.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua lenda narkotike nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

2010-11-20 1321

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›