E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke fshati Lajthize 2 muaj pa energji elektrike

PUKE- Fshati Lajthize ne Komunen Qafe-Mali ne rrethin e Pukes prej me shume se dy muajsh vuajne mungesen e energjise elektrike. Shkak per mungesen e dritave qe prej 8 shtatorit eshte bere djegia e trasformatorit. Banoret e zones tashme ndjehen te harruar ndersa tregojne se asnjehere me pare nuk mbajne mend mungesen e energjise per nje kohe kaq te gjate.

Mungesa e energjise elektrike i ka kthyer banoret e zones si ne mesjete nderkohe qe askush nga komapnia CEZ nuk eshte pare qofte per te verifikuar edhe djegien e transformatorit te vjeter. Ka dy muaj qe jemi ne terr. Jemi ankuar vazhdimisht dhe askush nuk ka marre asnje lloj mase. Te na pergjigjen ashtu sikur vine per te na kerkuar votat nepr fushata- shprehen banoret.

Banoret e fshatit Lajthize ne Komunen Qafe-Mali mendojne se strukturat e shtetit ne Puke kane harruar se ne kete rreth ka edhe nje fshat me emrin Lajthize ndaj te pafuiqishem per te siguruar vete transformatorin presin me padurim fushaten elektorale pasi sic pohojne dhe vete vetem atehere dikush mund te kujtohet per ta.
m.a/BalkanWeb Lidhje te tjera Mat digjet transformatori dy komuna pa energji VIDEO Puke digjet transformatori fshati Lajthize 2 muaj pa energji

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›