Policia e Tiranes loje fjalesh me vrasjet e pazbardhura
Drejtori i Policise se Tiranes vazhdon te kembengule se ka rritje te zbulueshmerise se vrasjeve edhe pse Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj deklaroi se eshte ulur zbulimi i tyre. Madje duke sqaruar kreu i policise kryeqytetase ka deklaruar se disa nga rastet e denoncuara nga gazeta nuk jane klasifikuar si vrasje por jane klasifikuar si vjedhje me arme dhe si akte terroriste. Por edhe per aktet terroriste ne analizen e policise ai nuk eshte treguar i qarte duke u shprehur se ato nuk jane tamam akte terroriste por mbulohen nga seksioni perkates per shkak te legjislacionit. Per me teper ne njoftimin zyrtar te nisur per mediat ndryshe nga sa ka folur ne analize kreu i policise se Tiranes jane zhdukur shifrat e vrasjeve vjedhjeve me arme dhe vjedhjeve te bankave duke mos lene menjane edhe krimet e regjistruara qe administrohen nga komisariatet. Por gazeta ka nje tabele te qarte te 25 rasteve te ndodhura kete vit qe kane pasur persona te vrare ndonjehere nga dy veta pavaresisht se nga cili seksion i policise se kryeqytetit ndiqen ato. Madje edhe pas sqarimit te policise kryeqytetase nje vrasje e pazbuluar i del serish manget statistikave pavaresisht se policia shprehet se ka te dyshuar te cilet i ka arrestuar me pare por i ka lene serish te lire pasi atyre nuk u eshte vertetuar fajesia. Ne gjuhen e ligjit ky rast quhet i padokumentuar.
Reagimi dhe faktetNe nje reagim te Drejtorise se Policise se Tiranes deklarohet se nuk ka mashtruar me situaten kriminale dhe nuk ka fshehur krimet apo te kete rritur ne menyre fiktive zbulueshmerine. Por ne analize drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj deklaroi se eshte rritur numri i vrasjeve por eshte rritur edhe zbulueshmeria. Menjehere pas tij Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit deklaroi se eshte rritur numri i vrasjeve dhe eshte ulur zbulueshmeria. Duke marre perballe keto dy fjali rezulton se nje nga dy drejtuesit e policise ka genjyer. Kjo mendohet se eshte bere qe publikut mos ti tregohet e verteta keshtu qe mund te cilesohet si mashtrim ndaj tij. Per me teper pavaresisht se shifrat nuk do te mbaheshin te fshehta ndryshe nga cfare lexoi Vocaj ne njoftim nuk u sollen shifrat e vrasjeve shifrat e vjedhjeve me arme dhe ato te akteve terroriste per te pare nese analiza ishte e sakte apo jo duke lene dyshime se eshte hequr ne menyre te qellimshme. Megjithate kreu i policise kryeqytetase nuk e ka kundershtuar Drejtorin e Pergjithshem kur ndryshe nga ai u shpreh se ka rritje te vrasjeve vjedhjeve me arme vjedhjeve te bankave vjedhjeve me pasoje vdekjen dhe ulje te fuqise zbuluese te tyre.
Njoftimet e kundertaVec ketij fakti ndryshe nga sa permendi drejtori i Policise se Tiranes qe gjate ketij viti kane ndodhur 23 vrasje dhe vetem 6 jane te pazbuluara nga nje analize e thjeshte rezulton se jane nente persona te vrare te cileve ende nuk u dihet autori. Per kete policia e Tiranes ka tentuar te heqe nga seksioni i vrasjeve dy prej ketyre rasteve duke sqaruar se ato ndiqen nga seksione te tjera dhe qe nuk jane mbajtur te fshehura por jane deklaruar ne analizat e ketyre seksioneve pavaresisht se ato nuk jane publikuar ne njoftimin zyrtar. Madje per te zvogeluar edhe me shume shifrat ne reagimin e djeshem policia kryeqytetase ka permendur se analiza ishte 11-mujore por diten e analizes ajo eshte cilesuar si analiza mbi veprimtarine e Drejtorise se Policise se Tiranes per vitin 2010 dhe gjithe krahasimet jane bere me shifrat e gjithe vitit 2009 dhe jo per 11 muajt e vitit paraardhes.
Nje vrasje me dyshimeSa i perket numrit te vrasjeve te pazbardhura rezulton se gazeta ka sjelle tri me shume se aq sa ishin te deklaruara. Ne keto kushte policia sqaron qe nje prej tyre pikerisht ngjarja e ndodhur me date 20 shkurt 2010 ku eshte tentuar te vriten me arme zjarri punonjesit e policise efektive te Komisariatit Nr. 5 dhe pas shkembimit te zjarrit njeri nga autoret Ahmet Bardhoshi eshte ndjekur dhe raportuar ne shifrat e Seksionit kunder Akteve Terroriste. Por kjo nuk eshte detajuar ne njoftimin zyrtar te policise. Gjithashtu per ngjarjen tjeter ku u gjet i vrare Urim Begu policia tha se eshte raportuar te vjedhjet me arme me pasoje vdekjen por edhe te dhenat per kete seksion nuk jane dhene nga policia ne njoftimin zyrtar. Per vrasjen e trete me qellim per te rregulluar shifrat e zbulimit policia tha se ka te beje me vrasjen e Hasan Rakipit. Ajo e ka cilesuar te dokumentuar pavaresisht se autori i saj vazhdon te jete i lire dhe ndaj tij nuk ka ndonje urdher-arresti apo prove te pranuar nga prokuroria e madje duke dhene deklarata te tilla policia mund te shkaktoje ndonje konflikt mes familjes se viktimes dhe te dyshuarit per vrasje i cili jeton i qete ne banesen e tij. Me kete mund te thuhet me gjithe pergjegjesine ligjore se policise nuk i dalin shifrat e sakta me zbulimin e vrasjeve edhe nese dy rastet e tjera mund te jene klasifikuar si vepra te tjera penale. Megjithate ne sqarimin e saj policia e kryeqytetit ka deklaruar se denoncimi i bere dy dite me pare per mostransparence per krimet e Tiranes te cilat cojne ne mashtrim eshte keqinterpretim i fakteve por nuk ka mundur te reagoje ndaj kreut te policise i cili ka folur edhe me ashper per punen e ketyre seksioneve gjate ketij viti.