E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi 4 me 3 i KQZ-se rikthen tensionin mes paleve

Pas mbledhjes

Vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per vendosjen e kamerave ne qendrat e numerimit te votave ne zgjedhjet e 8 majit ka paralajmeruar klimen e debatit qe pritet te karakterizoje edhe kete proces. Ajo qe eshte vendosur vetem me votat e anetareve te shumices ka pasuar nje debat te forte dhe te personalizuar ne mbledhjen e KQZ-se e cila po hyn ne fazen pergatitore. Sipas anetareve opozitare tensionet kane lindur pas sugjerimeve te anetarit Pandeli Varfi i cili ka hedhur idene e konsultimeve me partite politike perpara se te kalohet ne vendimmarrje per kete ceshtje. Sipas ketij arsyetimi dobia e mbledhjes se nje tryeze te partive politike lidhet me faktin se edhe keto te fundit jane pjese e administrimit zgjedhor madje vendosja e kamerave i sherben rritjes se mbikeqyrjes se procesit perderisa numri i komisionereve nuk siguron perfaqesimin e plote. Anetari Pandeli Varfi beri disa propozime madje ne kishim ardhur te pergatitur por anetare te pales tjeter kaluan ne sulme personale pra nuk u moren me alternativa. Ne kete situate te tensionuar u perfshi edhe kryetari i KQZ duke krijuar nje klime qe na detyroi te largoheshim tha anetari i KQZ-se Artan Laze. Largimi i anetareve te opozites ne fakt ka lejuar miratimin e vendimit me vetem votat e shumices duke hedhur keshtu nje hap domethenes ne pergatitjet e zgjedhjeve lokale. Pertej rendesise reale qe perfaqesojne kamerat ne qendrat e numrit vendosja e tyre dhe sigurimi i monitorimit eshte klima e vendimmarrjes ajo qe percjell me shume mesazhe. Debatimi edhe i nje pike te tille e cila ne veshtrimin e opozites paraqet interes politik por edhe rendesi per administrimin e zgjedhjeve sjell ne vemendje se edhe njehere tjeter problemet e se shkuares do te aktualizohen edhe njehere. Teknikisht pajisja e procesit me mbikeqyrje vizive ne kohe reale eshte adoptuar per here te pare ne vitin 2009 dhe eshte sugjeruar per te rritur transparencen e votimit por edhe per ti dhene mundesi te barabarta te gjitha paleve te interesuar ne fakt vete raporti i OSBE-ODIHR nenvizon deshtimin relativ te kesaj lloj transparence per sa kohe qe ka dhene vleresime jooptimiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›