E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore 12 te ndalur per shperthimin e makines se ndertuesit

VLORE- Shkon ne 12 numri i personave te shoqeruar per shperthimin e automjetit te shtetasit Eduard Cela mbremjen e djeshme ne Vlore. Sipas policise mes te shoqeruarve eshte edhe roja i parkimit prane vendit ku gjendej automjeti tip mercedez benz me targa Tirane 88 91 M.

Pronari i automjetit Eduard Cela ka deklaruar ne polici se dyshon qe ngjarja mund te jete si pasoje e nje konflikti pronesie te ndodhur perpara disa kohesh. Nisur nga kjo deklarate e 35-vjecarit i njohur si ndertues ne qytetin bregdetar policia po heton ne dy pista ate te konfliktit te pronesise per shkak te nje prej ndertimeve qe ka bere Cela si dhe nje debati mes nje miku te tij dhe disa personave te ndodhur dje.

Shperthimi i mbremshem me eksploziv e con ne kater numrin e te tilla rasteve te mbetur pa autore brenda dy muajve ne Vlore.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›