E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat bllokohet kalimi ne aksin Cerrik-Gramsh

GRAMSH- Rruga Cerrik-Gramsh eshte bllokuar plotesisht mbremjen e sotme. Shkak eshte bere ngritja e nivelit te ujit nga shirat ne rezervuarin e hidrocentralit te Banjes i cili doli mbi shtratin e ures se Shushices 12 kilometra larg qytetit te Gramshit.

Ndersa ne aksin Gramsh -Banje uji arriti deri ne 50 centimetra. Sipas nenprefektit te Gramshit Shkelqim Hoxha prurjet e shumta te lumit Devoll shkaktuan probleme ne qarkullim ne akset Gramshndash Kukur GramshndashKushove dhe Gramsh-Sulk.

Por fatmiresisht prurjet e Devollit nuk kane shkaktuar deme materiale ne banesa apo ne toka bujqesore. Nderkohe policia ka komunikuar ndalimin e qarkullimit te automjeteve nga qyteti i Gramshit nepermjet Cerrikut dhe devijimin e tyre nga rruga rurale neper malet e Cingares.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›