Policia e Tiranës refuzon kërkesën e PD për protestë, shkak masat për Samitin

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike për kërkesën, që ajo i ka bërë për zhvillimin e protestës ditën e premte (16 maj).
Përmes një shkresë zyrtare, e cila pritet t’i dorëzohet opozitës, Policia argumenton se, tubimi nuk mund të lejohet për shkak të masave të sigurisë të vendosura në kuadër të samitit të 16 majit.
Sipas autoriteteve, protesta bie ndesh me perimetrin e sigurisë të përcaktuar për zhvillimin e aktivitetit ndërkombëtar.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/