Policia e Tiranes ve ne pranga te shumekerkuarin Admir Doci

Policia e Tiranës bëri me dije se mesditën e sotme gjatë një operacioni i realizuar nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimit, u kap i shumë kërkuari Admir Musa Doçi, 33 vjeç, banues në Tiranë. 33 vjeçari ishte person në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të Trafikimit Ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndaj tij, Gjykata e Breshës Itali me vendim të Formës së Prerë e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për Trafikim të lëndëve narkotike. Ky shtetas u kap sot në mesditë në afërsi të Babrusë në Tiranë.Gjithashtu, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.2 Tiranë u bë kapja e shtetasit ne kërkim, Ermir Sahit Hysa, vjeç 26, banues ne Mamuras - Laç.
Po ashtu nga Komisariatit të Policisë nr.2 dhe 6 në Tiranë është bërë arrestimi në flagrance 5 personave të dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë, më konretisht janë arretuar shtetasit:
Dritan Kozma Telezi, vjec 42, banues ne Elbasan, i denuar me parë per vjedhje, Altin Flamur Sejdo, 34 vjec 34, banues ne Tirane, i denuar me parë per vjedhje varseje, Anesti Petro Prifti, 48 vjeç, banues në Tiranë, Arban Gjegj Bura, 20 vjeç dhe Luan Shaban Isaku, 42 vjeç, banues në Tiranë.