Arvizu prezanton drejtorin e USAID

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i prezantoi kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli Drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri Jim Barnhart. Topalli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me misionin e USAID në projekte të suksesshme në fusha të ndryshme. Zoti Barnhart tha se ky sukses është bazik dhe kështu do të vijojë edhe në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë gjatë takimit u vu theksi tek projektet për sistemin e drejtësisë, të cilat, tha Kryetarja e Kuvendit janë thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Usaid do të përqendrohet edhe tek çështjet sociale, kultura, turizmi dhe forcimi i partneritetit midis autoriteteve lokale. Kryetarja e Kuvendit çmoi rëndësinë e mbështetjes së USAID edhe në projekte si barazia gjinore, lufta kundër dhunës në familje dhe lufta kundër kancerit të gjirit.