Policia e Vlores "ngel" ne klase
Vlore- Policia e Vlores kritikohet per mungese te strategjise ne luften kunder krimit, bashkepunimit me autoritetet vendore, afrimin me komunitetit dhe zbatimin e udhezimeve. Nendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hamdi Fjora, ka qene prezent dje gjate analizes vjetore ne Drejtorine e Policise Vlore, ku nuk ka kursyer kritikat per vartesit e tij. Te pranishem ishin edhe drejtori i qarkut, Ylli Metko dhe kreu i prokurorise, Sokol Malaj. Edhe drejtuesi i akuzes u "terhoqi veshet" uniformave blu, ne hetimet qe kryhen ne fushen e pastrimit te parave dhe ne aktet e ekspertimit per aksidentet rrugore.
Nder shifrat e renditura ne analizen e djeshme jane numeruar 1.109 vepra penale brenda vitit 2009, ku te evidentuar jane gjithsej 718 autore, nga te cilet te ndaluar apo te arrestuar ne flagrance rezultojne 213, te shpallur ne kerkim 56 dhe te tjeret po hetohen ne gjendje te lire. Me te ndjeshme kane qene krimet kunder personit, me 151 raste dhe ato kunder prones me 511 precedente. Drejtori Ylli Metko, theksoi se suksesi i Policise se Vlores kane qene operacionet kunder krimit te organizuar, kryesisht ndaj lendeve narkotike, vjedhjet me arme dhe krimet e vjetra. Si prioritet per vitin 2010, Metko ka renditur luften ndaj trafikut te droges, kultivimit te hashashit, kontrolli i kufirit detar e tokesor dhe bashkepunimi me autoritetet vendore dhe komunitetin.
Me i ashper ka qene nendrejtori i Policise se Shtetit, Hamdi Fjora, qe ka evidentuar problematikat ne ecurine e punes se Policise Vlore. Ai vuri ne dukje, mosevidentimin ne analize te disa problematikave mjaft prioritare, si hartimi i disa strategjive te punes, pa marre parasysh mentalitetin dhe kulturen e komunitetit ne qark, disa udhezime qe nuk kane kaluar ne nivelin zbatues, si dhe mungesa e bashkepunimit ne situata te vecanta me vendorin, ku ka pasur dhe raste te konflikteve.
Kreu i Prokurorise se Vlores, Sokol Malaj, ka theksuar se bashkepunimi me policine ka ardhur ne rritje per vitin qe po mbyllet, por ka kritikuar punen e kryer nga ana e sektorit Kunder Pastrimit te Parave dhe mosrakordimi i akteve te ekspertimit nga ana e Qarkullimit Rrugor.