Kercenon me jete kusheririn, arrestohet
Tirane-Nje sherr banal mes dy kusherinjve, per pak sa nuk i ka kushtuar jeten njerit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Vaqarr ne Tirane, kur pas nje grindje per motive te dobeta, Haxhi Shima 58 vjec, ka nxjerre nje thike qe e kishte me vete dhe ka kanosur te afermin e tij, 35-vjecarin Xhevdet Shima, se do ta vriste. Burime te policise, bene te ditur se ngjarja ka mbetur ne kufijte e kanosjes dhe se nuk ka shkaktuar te lenduar. Sapo kane marre sinjalizim, forcat e policise kane arrestuar 58-vjecarin, mbi te cilin do te rendojne akuzat e "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta" dhe "kanosjes".