E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e burgjeve, kush dhe kur përfiton pension suplementar

27/08/2009  Sa shpërblehet familja pas ndonjë fatkeqësie gjatë ushtrimit të detyrës

Këtegoria e punonjësve të policisë të cilët plotësojnë kriteret sipas ligjit

TIRANË – Policia e Burgjeve gjatë ushtrimit të profesionit të saj ka vështirësi të mëdha të cilat janëtë përcaktuara sipas gradës në bazë të ligjit. Por përveç këtij fakti, policia e burgjeve përfiton të drejtën për të dalë në pension të parakohshëm në një moshë të re. Ka qenë Ministria e Drejtësisë e cila në bashkëpunim me specialistët e saj më të mirë në fushën e saj, ka përcaktuar kriteret bazë të përfitimit të pensionit suplementar. Një nga këto kritere është vështirësia në detyrë, mosha e punonjësit të policisë si dhe vitet që ai duhet të punojë për të fituar pension suplementar. Për policinë e burgjeve është miratuar ligji i cili përcakton qartë se kur dhe ku e përfiton pensionin suplemntar polici i burgjeve. Po kështu në ligj përcaktohet qartë edhe momenti se kur familjarët e lidhur me punonjësin e policisë së burgjeve përfitojnë pension suplementar.Në bazë të ligjit të drejtën e përfitimit të sigurimit shoqëror suplementar sipas këtij ligji e kanë, punonjësit e policisë së burgjeve në detyrë dhe ish-punonjësit e policisë së burgjeve që trajtohen me pagesë kalimtare apo pension. Por në bazë të ligjit ky pension nuk u njihet atyre punonjësve të butrgjeve të cilët pa arsye e lanë detyrën. Ata e përfitojnë pensionin vetëm kur mbushin moshën e pleqërisë. Edhe pse ligji për pensionet suplementare të policisë së burgjeve ka dalë gati një vit më parë, shumë prej punonjsve të burgjeve nuk janë të mirinformuar. Ata ende nuk e dinë se për të fituar pension suplementar, një mashkull duhet të ket 15 vite punë dhe një femër 12 vite punë. Ndërkohë që me ligj është përcaktuar se një mashkull duhet të ket mbuhsur moshën 47 vjeç dhe një femër moshën 42 vjeçe. Çdo punonjës i policisë së burgjeve paguan kontribut në fondin e sigurimeve shoqërore në masën 2% të pagës bruto. Ndërkohë që bëhet e ditur se shpenzimet për përfitimet sipas këtij ligji financohen nga kontributet për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së burgjeve nga buxheti i shtetit. Punonjësit e Policisë së Burgjeve kanë të drejtën e përfitimeve që rrjedhin nga sigurimi shoqëror suplementare për paaftësi të përkohshme në punë, kompensim shpenzimesh për dëmtime shëndetësore;

kompensim shpenzimesh për dëmtime trupore, pagesë kalimtare, pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pension suplementar pleqërie, pension suplementar invaliditeti;

pension suplementar familjar, kompensim për shpenzime në rast vdekje dhe ndihme të menjëhershme. Ligji përcakton edhe kushtet e përfitimit. E drejta e përfitimit varet nga

koha e shërbimit si punonjës i Policisë se Burgjeve, periudha e njohur si ushtarak i shërbimit aktiv, ne Forcat e Armatosura të RSH, periudha e njohur si punonjës i Policisë se Shtetit, periudha e ndërprerjes së karrierës për shkak të një vendimi të padrejtë, gjysma e periudhës se kaluar si punonjës ne sektorë të tjerë, jashtë strukturave të Policisë së Burgjeve, para fillimit të karrierës në Policinë e Burgjeve.

Përfitimet suplementare për policinë e burgjeve

Punonjësi i Policisë se Burgjeve, përfiton të ardhura për sëmundje deri në 14 ditët e para kalendarike, kur vërtetohet, me raport mjekësor, se është përkohësisht i paaftë për pune. Shuma e të ardhurave është 100% e të ardhurave të pagës mesatare ditore. Kur punonjësi i Policisë së Burgjeve, vazhdon të jetë i paaftë për punë, mbi ditën e 14-të, merr përfitime suplementare, që llogariten mbi pagën mesatare ditore, të përfituar në muajin e fundit kalendarik të shërbimit, në masën, 20 % nga dita e pesëmbëdhjete e paaftësisë e në vazhdim, 80 % për periudhën e qëndrimit në spital. Paaftësia e përkohshme mbi katërmbëdhjetë ditë, përcaktohet nga komisioni mjekësor përkatës dhe zgjat deri në tetëmbëdhjetë muaj, për rastet kur paaftësia është rrjedhojë e një aksidenti në punë, për shkak të detyrës ose të sëmundjes profesionale, dhe deri në dymbëdhjetë muaj për rastet e tjera. Ndërsa Punonjësit të Policisë së Burgjeve, që ndërpret marrëdhëniet e punës për shkak të shkurtimit të funksionit për arsye të ristrukturimit dhe që ka jo më pak se 12 muaj shërbim, përfiton pagesë kalimtare. Pagesa kalimtare jepet në masën 50 % të pagës mujore të muajit të fundit të shërbimit. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton pagesë kalimtare derisa t’i ofrohet një vend tjetër pune, për t’u rikthyer në shërbim ose në struktura të tjera shtetërore por jo më shumë se tre vjet. Në bazë të ligjit çdo familjar i punonjsve të policisë së burgjev, i cili ka gjetur vdekjen në detyrë, merr katër rroga mujore të menjëhershme si shpërblim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›