“Policia e humbi kontrollin”- Franca nën pushtetin e protestave masive, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen: Ndihem përgjegjës! Macron ia refuzoi
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez ka shpjeguar arsyet që e shtynë të paraqiste dorëheqjen pas episodeve të dhunës dhe plaçkitjeve gjatë fundjavës.

Ai tha se ndihej përgjegjës për atë që kishte ndodhur, ndërsa presidenti Emmanuel Macron refuzoi ta pranonte dorëheqjen dhe i kërkoi të përqendrohej te siguria publike dhe vënia para drejtësisë e personave përgjegjës, raporton BBC.
Në një intervistë për radion France Inter, Nunez deklaroi se vendimi për të paraqitur dorëheqjen lidhej me përgjegjësinë që ndiente për situatën e krijuar gjatë protestave në të gjithë vendin.
Sipas ministrit, strukturat e tij kishin parashikuar pjesëmarrjen e rreth 200 mijë demonstruesve, por të shtunën numri i protestuesve në Francë vlerësohet të ketë kaluar 550 mijë.
Ky ndryshim i madh mes parashikimeve dhe pjesëmarrjes faktike u shoqërua me trazira, plaçkitje dhe përplasje me forcat e rendit në disa zona të vendit.
Po ashtu, ministri francez deklaroi se “policia e humbi kontrollin”.