Policia e shtetit, te drejtat mbrohen nga sindikata
Në sindikate përfshin jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata që trajtohen me pagesë kalimtare, pension të parakohshëm dhe ata me pension pleqërie. Prenci firmosi kontraten me sindikaten e Policise.
TIRANE- Ne ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u firmos sot Kontrata Kolektive ndërmjet saj dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kontrata u firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta dhe shërben për rregullimin e marrëdhënieve juridike të punës dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë.
Kjo kontratë përfshin jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata që trajtohen me pagesë kalimtare, pension të parakohshëm dhe ata me pension pleqërie. "Për herë të parë në historinë e policisë shqiptare krijohet një sindikatë për të mbrojtur interesat e çdo punonjësi policie.
Kontrata e nënshkruar ditën e sotme tregon se Policia e Shtetit çdo ditë e më tepër po shkon drejt konsolidimit dhe përafrimit të saj me policitë homologe të vendeve Evropiane",-tha kreu i Policisë shqiptare,Ahmet Prençi. Në firmosjen e kësaj kontrate morën pjesë dhe përfaqësues ndërkombëtarë që asistojnë në Policinë e Shtetit.
(s.g/BalkanWeb)