MB: Opozita të bëhet pjesë e verifikimit të listave
Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë deklaratat e PS se në listat e personave pa pasaportë nuk janë pasqyruar të gjithë shtetasit. Zëdhënësi Fatmir Konja i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e verifikimeve.
TIRANE- Pas deklaratave të Partisë Socialiste se në listat e personave pa pasaportë nuk janë të pasqyruar të gjithë shtetasit, ka reaguar Ministria e Brendshme. Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënesi Fatmir Konja ka hedhur poshtë deklaratat e selisë rozë, duke i bërë thirrje kësaj të fundit, të bëhet pjesë e verifikimeve të përbashkëta.
“Nga verifikimet e kryera deri më tani nga Ministria e Brendshme rezulton se ky pretendim i opozitës nuk qëndron. Pavarësisht nga kjo, Ministria e Brendshme është e gatshme të kryejë verifikime të përbashkëta me përfaqësues të opozitës për të gjithë ata qytetarë që opozita pretendon se nuk kanë pasaportë dhe nuk figurojnë në listat e publikuara të personave pa pasaportë për udhëtim jashtë shtetit” theksoi Konja përpara gazetarëve.
Gjithashtu Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet e reja, për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më datë 20 mars.
“Tërheqja në kohë e letërnjoftimeve nga qytetarët lehtëson mbarëvajtjen e procesit” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
(e.n/balkanweb)