Banorët e Gërdecit: ”Ne në NATO me 26 viktima”
”Mos përdorni politikisht tragjedinë tonë, por zbardhni ngjarjen e rëndë”, janë disa prej kërkesave të protestuesve të mbledhur në qëndër të Tiranës. Një mesash drejtuar politikës edhe në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
TIRANE-Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë hedhur sot në një protestë ku i kërkojnë shtetit drejtësi për humbjen e të dashurve të tyre. Protesta ka nisur sot në mesditë ne sheshin “Skënderbej” në qëndër të Tiranës ku familjarëve të 26 personave që mbetën të vdekur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve dhe të atyre që e përjetuan tragjedinë duke përfunduar me plagë të rënda trupore bëjnë thirrje që dhimbja e tyre të mos përdoret politikisht. “Kërkojmë drejtësi për cështjen. Tragjedia të mos përdoret politikisht”, shprehen ata.
Ndërsa vetëm pak orë e ndajnë Shqipërinë nga anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, protestuesit shprehen se është e vërtetë që vendi i tyre po anëtarësohet në një organizatë të fuqishme, por sic theksojnë ata “Shqipëria po hyn në NATO me 26 viktima”.
në mbështetje të protestës së familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit është vënë edhe lëvizja MJAFT.
Tragjedia e Gërdecit është ngjarja më tragjike e ndodhur në dekadat e fundit për Shqipërinë. Më 15 Mars të vitit 2008, në fshatin Gërdec pranë Vorës, 15 km nga Tirana shpërtheu një fabrikë e demontimit të armëve. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën tragjikisht 26 persona, u plagosëm mbi 300 të tjerë ndërsa qindra shtëpi e dhjetra biznese u shkatërruan. Në pranga si përgjegjës për shpërthimin dhe vrasje masive janë vënë 3 persona që kishin në posedim fabrikën. Nën hetim për këtë ngjarje është edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
(d.b/BalkanWeb)