Policia e shtetit:Jo gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Pas reagimit të policisë së qarkut të Korçës për deklaratat e deputetëve të PS-së të cilët kanë theksuar se janë dhunuar gjatë protestës në aksin Korçë-Pogradec ka reaguar edhe policia e shtetit.
Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit ka sqaruar se strukturat e policisë nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim dhe veprimet e kryera nga punonjësit e policisë kanë qenë në respekt të plotë të ligjit.
Sipas policisë së shtetit protestuesit kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë duke shtuar se policia ka marrë masa për të garantuar sigurinë publike, normalizuar trafikun dhe për të shmangur incidentet e mundshme.
"Policia e Shtetit, sërish i bën thirrje qytetarëve për mosbllokimin e akseve rrugore, pasi "pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" përbën vepër penale dhe sipas nenit 293 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 vjet.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për identifikimin dhe shoqërimin e organizatorëve të këtyre veprimeve të paligjshme dhe materialet procedurale për çdo rast do t'i referohen Prokurorisë" thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.