E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet drejt Gjermanisë shtetasi turk, akuzohet për drogë

Ekstradohet drejt Gjermanisë shtetasi turk, akuzohet për trafik droge
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden në Gjermani dhe me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar ka bërë të mundur ekstradimin nga vendi ynë drejt Gjermanisë i një shtetasi turk pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Burimet policore theksojnë se është ekstraduar shtetasi turk Mahmut Goek 29 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike.
Nga periudha Janar deri në Tetor 2005, shtetasi i lartpërmendur është marrë me shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në Biberach, Gjermani. Lëndën narkotike ai e siguronte së bashku me një shtetas gjerman në Holandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›