Kraja i pakenaqur nga pesimizmi i arteve
Klasikja dhe modernia perballe lexuesit dhe spektatorit ishte teme per bashkebisedim qe kishte zgjedhur dramaturgu shkodran Fadil Kraja ne takimin e nje auditori intelektualesh njerez te letrave dhe arteve ne Shkoder. I treti takim ne program te Festivalit te Librit ne Shkoder i organizuar nga Biblioteka Marin Barleti i cili ka mberritur ne edicionin e trete.
Autori i 40 dramave sukses i nje te shkuare levrues i poezise prozes letersise per femije etj. sot 79 vjec mbajti per dy ore diskutimin mbi klasiken e modernen ne teatrin dhe letersine shqipe pare ne kontekstin e dy sistemeve te ndryshme politike ideologjike dhe ne zhvillimin e shoqerise shqiptare ne pergjithesi pergjate dy epokash
Sistemet politike nuk e leshojne me deshire pushtetin por kjo behet me revolucion dhune ose vote. Ndersa ne letersi e vjetra leshon rruge rrjedhshem per te rene pa buje madje me gezim e pranon ate.
Letersia ka kaluar rrjedhshem ne rryma dhe zhvillime te reja. Por ne fund te fundit vepra letrare behet klasike kur i qendron kohes i flet se ardhmes dhe shembuj te tille kemi dhe ne letersine tone qe nga ajo e hershmja.
Autori i pjeseve per teater Fisheku ne paje Shpartallimi Baca i Gjetajve Gjaku i Arbrit eshtja e Blertes etj. tha qe ne diktature kishim krijimtari te censuruar e te kufizuar kishte barriera. Ne demokraci u leshuam drejt te ndaluares dhe te panjohures se meparshme por duke mohuar ate qe ishte bere me pare. Pra u kalua ne nje barriere te re nepermjet mohimit.
Ajo qe e shqeteson Krajen ne kete zhvillim te arteve dhe ne vecanti te kultures se shkruar eshte mungesa e te mires si mesazh dhe dominimi i te keqes trishtimit zymtesise.
Mungojne figurat e krijuara qe te ngjallin besim te japin shtysa e te frymezojne te motivojne mungojne krijimet per shpresen endrren sigurine thote ai.
Megjithe vitalitetin e Krajes diskutimi per klasiken dhe modernen emertimi me keto terma respektivisht i asaj qe eshte shkruar dje me 1945-1990 dhe i asaj qe shkruhet sot eshte nje menyre e te veshtruarit e botekuptimit dhe misionit te letersise dhe arteve ne Shqiperi si ne kohen e djeshme kur autori shkruante Bacen e Gjetajve.
Ne edicionin e trete te Festivalit te Librit ne Shkoder qe ka karakter thellesisht lokal jane bere disa prezantime te krijimtarive te autoreve vendas si Skender Drini e Paulin Shtjefni.