Policia fushate ne shkolla me nxenesit kunder drogave dhe duhanit
Specialistë të zyrës së antidrogës së policisë së Tiranës dhe inspektorë të policisë së rendit kanë marrë pjesë në një mësim tregues me nxënësit e shkollës së Kuqe, për të diskutuar rreth efekteve negative dhe pasojat që kanë për shëndetin përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave.
Takimi ka qenë pjesë e një projekti të përbashkët të policisë së kryeqytetit dhe drejtorisë rajonalen arsimore në kuadër të sensibilizimit të moshave të reja, për parandalimin e konsumit të duhanit, alkoolit dhe drogat.
Koordinatori i këtij projekti, Arben Nasufi, ka shpjeguar detaje të këtij bashkëpunimin me drejtorinë arsimore.
Edhe vetë nxënësit janë shprehur të interesuar në lidhje me diskutimet e kësaj teme.
Ata kanë pohuar se janë të informuar për pasojat por që takime të tilla janë të dobishme për të patur informacionin e duhur për t’i dhënë jo.
Sipas Nasufit, projekti është shtrirë thuajse në gjysmën e shkollave të kryeqytetit dhe prioriteti është për të përfshirë të gjitha shkollat.
Projekti ka shërbyer edhe për realizimin e urave të bashkëpunimit edhe për të denoncuar rastet kur nxënësve u ofrohet përdorimi i duhanit, alkoolit edhe pse nuk kanë përmbushur moshën e rritur, apo më keq akoma të drogave.