Berisha Voten e hedhur ne nje kuti tjeter duan ta konsiderojne si te paqene
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë në Tiranë, në nderim të kujtimit të Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, dy të rinj të pushkatuar në vitin 1984, eshtrat e të cilëve u gjetën pak ditë më parë në fshatin Kuç të komunës Gur i Zi, në Shkodër.
Duke shprehur nderimet e tij për këta martirë dhe ngushëllime për familjet e tyre, Berisha u shpreh:
“Përulem me nderim të madh para martirëve të demokracisë, Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të cilës u ekzekutuan nga regjimi barbar për mendimin e lirë, për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, besimin tek Shqipëria.
Dua të shpreh nderimin më të thellë për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që u sakrifikuan me jetë, me mjerim, me vite burg, me sakrifica, me internime për vlerat më të arrira hyjnore dhe njerëzore të lirisë e të shoqërisë.
Nderimin më të madh që mund t’u bëjmë ne martirëve të lirisë dhe demokracisë është konsolidimi i vlerave të lirisë, i votës së lirë, i fjalës së lirë.
Ju dhe të rinjtë shqiptarë duhet ta dini se kur ata burra kanë votuar janë paraqitur para dy kutive: njëra ishte kutia e frontit, e barbarisë, ndërsa tjera quhej kutia e armikut.
Kjo më është kujtuar disa herë këto kohë, kur ka nga ata që votën e hedhur në një kuti tjetër duan ta konsiderojnë si votë të ekzekutuar, si votë të paqenë.
Ata burra kanë sakrifikuar që ne të ndahemi nga klishetë e një kohe që kurrë nuk kthehet më, që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet, që të nderojmë njeri – tjetrin, që të respektojmë votën ndryshe.
Kjo është merita e këtij sistemi që ndërtojmë.
Një sistem jo pa vështirësi dhe jo pa sakrifica, por krahasuar më atë tjetrin është si dielli me errësirën, si drita me terrin, e zeza me të bardhën, është krejt tjetër.
Edhe një herë le t’u shpreh unë nderimin më të madh, ngushëllimet më të thella, respektin më të pakufishëm familjeve të Sokolit dhe Tomës, por edhe të gjithë familjeve të martirëve që sakrifikuan aq shumë për lirinë dhe vlerat e saj”.