E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia gjen armë të fshehura në një pyll në Zveçan

PRISHTINË, 2 shtator/ATSH/ Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare të Kosovës sot në fshatin Junake të Komunës së Zveçan, ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se janë gjetur një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, tha ai. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›