E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas 12 orësh nën pushtimin e flakëve/ Fiket zjarri në ullishtet shekullore të Elbasanit

Zjarri që kishte përfshirë ullishtet e Elbasanit është fikur.

Ditën e djeshme një zjarr ra në zonën e ullishtes Elbasan ku zjarrfikësve iu është dashur rreth 12 orë punë që ta fikin.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini në ndihmë të zjarrfikses Elbasan ku janë vënë në dispozicion 7 makina.

Mësohet se zjarri ka djegur rreth 20 HA ullishte shekullor rreth 500 vjeçar.

Ditën e sotme kanë ardhur dhe Efektiv ushtrie në mbështetje të zjarrëfikses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në brendësi të kodër ullishte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›