E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjen pistoletë dhe bombë me pult në shtëpitë e hajdutëve

DURRËS- Policia e Durrësit që u vu në ndjekje të disa të rinjve që dyshoheshin për vjedhje, u ballafaqua me një realitet më kriminal seç dukej. Gjatë kontrollit në banesat e 2 shtetasve ata gjetën, pistoletë me silenciator dhe bombë me telekomandë, përpos shumë gjërave të vjedhura si makina, aparate celulare e digjitale e miliona lekë.


Me anë të një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së Durrësit bën të ditur se "në kuader te operacionit te koduar "Kasaforta" janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Arber Bardhi 21 vjeç, Sali Ndregjoni, 19 vjeç si dhe është shpallur në kërkim një i tretë me emrin Alfred Skonja, 22 vjeç. Policia thotë se këta persona kanë vjedhur me thyerje dyqanin ne pronesi te shtetasit Agron V në Durrës, duke marrë aty aparate celulare, karta rimbushëse, aparate digjitale, që të gjitha kapin vlerën e 12 milionë lekëve të reja si dhe një sasi prej 500.000 lekësh.


Menjehere pas ngjarjes se ndodhur mbreme, sherbimet e policise kryen veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të kryera ne banesat e autoreve, gjeti në shtëpinë e 19 vjeçarit Ndergjoni pistolete 'Zastava' me silenciator, një sasi prej 150.000 leke te reja, nje autoveture tip 'Alfa Romeo' me targa të huaja të falsifikuara dhe mjete telefonike. Ndërsa në banesën e 21 vjeçarit, Bardhi gjeti një bombe me telekomande (Celulare) e cila eshte caktivizuar nga forcat e specializuara te Ministrise se Brendshme, para dhe mjete të tjera të vjedhura.


Specialistet e hetimit te krimeve po punojne per dokumentimin me prova ligjore dhe te disa veprave te tjera penale qe ky gryp ka kryer kohet e fundit ne qytetin e Durresit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›