E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i Berishës me Papën shtyn Kuvendin e PD-së më 14 dhjetor

TIRANE - Shtyhet për më 14 dhjetor Kuvendi i Partisë Demokratike. Shkak është bërë një takim i Kryeministrit Berisha me Papa Benediktin e 16.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Berisha gjatënjë interviste, duke thënë vetëm se forumi i madh i PD-së do të shtyhet për shkak të axhendës së tij.


Kryesia e PD-së kishte vendosur të shtunën e 12 dhjetorit si ditën kur do të mblidhej kuvendi zgjedhor ku dhe do të votohet për njeriun që do të drejtojë demokratët. Ndërkohë, deri tani dihet se kreu aktual i PD-së Sali Berisha është i vetëm në këtë garë.


Kuvendi do të zgjedhë me 14 dhjetor Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, nga i cili do të dalin dhe anëtarët e kryesisë si dhe postet kryesore të saj, 2 nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›