E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke bëri shoshë shqiptarët, mbi 20 plumba në trupat e tyre

shqip-greqiGreqi- Xhaxha dhe nip të vrarë në një ndjekje të policisë greke pask ditë më parë kanë marrë më shumë se 20 plumba në trupat e tyre.

Janë këto rezultatet e mjeksisë-ligjore për Flamur dhe Ermir Sinanin që u eleminuan nga policia në Koniska të Greqisë.

Ljami bëhet i ditur nga pretigjozja greke “To Vima”, e cila shkruan se shqiptarët ishin bërë shoshë nga plumbat, në një largësi 30-50 metra.

Ngjarja ndodhi më 2 korrik kur policia pati shkëmbim zjarri me një grup shqiptarësh të arratisur nga burgu i Trikalas.

Sakaq policia greke vazhdon kërkimin për të tjerë shqiptarë të arratisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›