BB: Qeveria e re, nuk ka hapesire per te ulur taksat Eglantina Nasi
Qeveria e re, nuk do kete shume hapesire per ulje taksash dhe kryerje investimesh te reja. Nje mesazh te tille e ka lene te kuptohet drejtoresha ne largim e Bankes Boterore per Shqiperine, Kseniya Lvovsky, gjate nje komunikimi publik me mediat ne mbyllje te mandatit te saj. Duke pohuar me tej se qeveria e re, duhet te fokusohet ne ruajtjen e stabilitetit financiar dhe shkurtimin e shpenzimeve, si detyrat kryesore te saj ne aspektin ekonomik. “Sado ambicioze te jete axhenda e cdo qeverie, nuk ka hapesire fiskale per investime te reja te rendesishme”, u shpreh saktesisht perfaqesuesja e perhershme e BB-se ne Tirane. Teksa ka shtuar se qeveria e re duhet te kryeje shkurtim te shpenzimeve ne menyre qe te ruhet stabiliteti financiar. “Duhet te fokusohet me shume ne reformat strukturore per te siguruar nje rritje ekonomike afatshkurter pasi per investimet e reja nuk ka shume hapesire. Borxhi do jete shtrengues per cdo qeveri nese nuk merren masa”, tha me tej Lvovsky. Ndersa lidhur me gjendjen financiare ne te cilen gjendet aktualisht vendi yne, drejtoresha ne largim e Bankes Boterore-se, ka vleresuar se ajo eshte normale. “Ky vit nuk eshte ndryshe nga vitet e tjera. Ai ka qene nje vit sfidues per ekonomine e vendit, si dhe per fqinjet e Shqiperise ne Ballkanin Perendimor”, u shpreh ajo. Duke permendur edhe faktin tjeter se qeveria cdo vit ben rishikim te buxhetit, cka pritet te behet edhe kete vit. “Mendoj se rishikimi i buxhetit, do te reduktoje shpenzimet, cka do te ndikoje pozitivisht ne gjendjen financiare”, tha me tej Kseniya Lvovsky. Ndersa lidhur me treguesin e rritjes ekonomike per Shqiperine, perfaqesuesja e BB-se ne Tirane do te shprehej se ajo per vitin 2013 ne Shqiperi ka qene e dobet, por gjithsesi, me e mire se vendet e tjera te rajonit. “Rritja ka qene mbi mesataren e vendeve te rajonit”, ishte deklarata e saj. Duke e shoqeruar kete, edhe me nje qendrim per treguesin e papunesise, i cili sipas saj ka qene i pandryshueshem. “Papunesia ne Shqiperi, thuajse nuk ka ndryshuar vitet e fundit. Niveli ne pergjithesi eshte i larte, por i krahasuar me vendet e rajonit, ai eshte me i ulet”, ka qene nje tjeter konstatim i bere nga drejtoresha ne largim e Bankes Boterore. “Pavaresisht presioneve, sektori bankar mbeti i fuqishem dhe veprimet e Bankes se Shqiperise dhe institucioneve te tjera kane qene te shpejta dhe te lavderueshme. Do te doja te vleresoja edhe bashkepunimin e mazhorances dhe opozites per kalimin e nje sere amendamentesh (ndryshimesh) te procedurave te Kodit Civil qe lidhen me sektorin bankar. Kjo ishte shume e rendesishme”, ka qene nje tjeter vleresim i saj pozitiv per vendin tone. Ne kete menyre, ajo ka dale ne mbrojtje te treguesve kryesore makro-ekonomike qe gezon vendi yne.
Qeveria “Berisha”, mijera investime ne rang vendi
Qeverisja e kabinetit ministror “Berisha” do te mbahet mend per mijera investime te kryera prej saj ne rang vendi gjate tete viteve te saj ne pushtet, 2005-2013. Mjafton te kujtojme se mandati i pare qeverises i saj nisi me realizimin e projektit gjigant infrastrukturor te Rruges se Kombit, ndersa i dyti u permbyll me realizimin e nje tjeter projekti madhor, autostrades Tirane-Elbasan. Pa permendur pastaj me dhjetera segmente rrugore te ndertuara dhe rehabilituara ne kuadrin kohor te tete viteve prej saj, ne rang vendi, te cilat ne total, kapin nje gjatesi prej rreth 10 mije kilometrash, sic kane konfirmuar autoritetet perkatese te qeverise “Berisha”. Apo edhe kilometra te tere ujesjellesish dhe kanalizimesh, te realizuara ne te gjitha qarqet e vendit.
Si u ulen taksat gjate tete viteve te fundit?
Gjate tete viteve te fundit, 2005-2013, qeverisja “Berisha” aplikoi uljen e nje sere taksash ne vend. Mjafton te kujtojme vendosjen e nje taksimit te sheshte ne nivelin prej 10%, i cili u cilesua si nje arritje fiskale. Sikunder, edhe vendosjen e nje tarife prej 10% per tatimin mbi te ardhurat. Nderkaq, lehtesira fiskale te ndermarra nga qeverisja “Berisha” se fundmi kane qene edhe ato te heqjes se Tatimit mbi Vleren e Shtuar per investimet, apo makinerite dhe pajisjet, si edhe ndaj fermereve.
“Progres ne projektet dhe programet ne zbatim”
“Ka pasur progres te rendesishem ne projektet dhe programet ne zbatim, te cilat mbeshtesin investimet, reformat dhe institucionet, te rendesishme keto per rritjen e qendrueshme afatgjatet te Shqiperise”. Ky ka qene nje tjeter vleresim pozitiv i bere dje nga perfaqesuesja e Bankes Boterore per Tiranen, e cila perfundoi mandatin e saj. Duke shtuar edhe faktin tjeter se “ne nje aspekt me pozitiv, edhe gjate kesaj kohe, partneriteti i BB-se me Shqiperine ka shenuar nje sere arritjesh”. “Gjate vitit te fundit, shtate projekte te financuara nga Banka Boterore perfunduan duke sjelle ndryshime te dukshme. Per shembull, me shume se 110 km rruge lokale dhe dytesore te reja dhe te permiresuara, sherbime sociale me te mira, sic jane: spitale te pajisura dhe menaxhuara me mire dhe nje arkiv modern pensionesh, infrastrukture me e fuqizuar per menaxhimin e fatkeqesive, mbi 20 shkolla te reja apo te zgjeruara qe permbushin standardet e BE-se, laboratore shkencore dhe kompjuterik ne universitetet publike, nje sere reformash ne arsim; investime ne zonen e liqenit te Shkodres, te cilat kane rritur vlerat e saj mjedisore dhe turistike, rritje e qasjes se publikut ndaj informacionit mjedisor dhe konsultimeve”, permendi ajo.