Trazirat, Egjipti bëhet gati për protesta të reja nëpër sheshet e vendit
Egjipt- Mbështetës dhe kundërshtarë të të rrëzuarit islamist Mohamed Morsi janë duke përgatitur mitingje të mëdha në Kajro të premten e parë të muaji të agjërimit te Ramazanit.
Përkrahësit e zotit Morsi shpresojnë se miliona do të vazhdojë të mbështesin thirrjen e tyre për rivendosjen e tij.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në përleshjet vdekjeprurëse që prej rrëzimit të Morsi-t.
Të enjten amerikanët i kërkuan udhëheqjes së Egjiptit për të ndaluar autoritetet e reja “arbitrare” të arrestojnë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.
Shefi i OKB-së Ban Ki-moon ka paralajmëruar gjithashtu se është kundër përjashtimit të çdo pale nga procesi politik.
Administrata amerikane thotë se është duke shqyrtuar nëse marrja e kontrollit ushtarak përbën një grusht shteti – ligji amerikan ndalon dërgimin e ndihmave në çdo vend të cilit lideri rrëzohet nga një grusht shteti ushtarak.
Dorina Bilbili/IDEA/