Shkodër, “qytetare nderi” për studiuesen Edit Durham
SHKODËR - Studiuesja britanike, Edit Durham u nderua sot me titullin “Qytetare Nderi” e Shkodrës, akorduar nga Këshilli Bashkiak i qytetit në nderim të veprës dhe kontributit të çmuar që ka dhënë për afirmimin e Shqipërisë.
Në një ceremoni të organizuar në mjediset e Bibiotekës “Marin Barleti”, me rastin e 110 vjetorit të ardhjes në Shqipëri të studiueses britanike, titulli iu dorëzua Ambasadores së Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcilwham.
Përmes një videoprojektori, me një përmbledhje materialesh të përgatitura nga biblioteka “Marin Barleti”, të pranishmit u njohën me kontributin e britanikes Durman në Shqipëri dhe pjesmarrjen e saj në ngjarjet që do të përcaktonin fatet e popullit .
Për veprën dhe kontributin e Edit Durham folën edhe shkrimtarë dhe intelektualë shkodranë, ndërkohë që nga shoqatat e grave që operojnë në qytetin e Shkodrës u propozua që figura e kësaj gruaje, e cila punoi për Shqipërinë, të përjetësohet me ngritjen e një busti në qytetin e Shkodrës, ndërsa një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin e saj.
“Ndjehem jashtëzakonisht e nderuar për këtë çmim. Si shumë nga ju, edhe unë i kam lexuar me pasion shkrimet e Edit Durham mbi Shqipërinë përpara se të filloja punë këtu dhe gjatë udhëtimeve nëpër vendin tuaj të bukur”, - u shpreh Ambasadorja britanike, Mcilwham pasi marrjes në dorëzim të titullit.
(er.nu/BalkanWeb)