E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, renie pushuesish nga diaspora por shtohen ata te BE-se Eglantina Nasi

Sezoni turistik ne vendin tone, duket se nuk ka nisur me te njejtat flukse pushuesish si gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Per shkak te faktoreve te ndryshem, te tille si muaji Ramazanit apo edhe zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te mbajtura ne fund te muajit qershor, prurjet turistike, nga vende te tilla si Kosova apo Maqedonia kryesisht kane qene me te uleta krahasuar me nje vit me pare. “Perkimi i muajit te Ramazanit ne piken e sezonit, pra, ne kete muaj, por edhe zgjedhjet paten nje efekt kryesisht per shqiptaret e diaspores, te cilet pergjithesisht e shtyne ardhjen e tyre per pushime ne Shqiperi. Sikunder eshte edhe problemi i sherbimeve qe po ofrohen dhe ka bere qe ndoshta te gjithe keta te bejne te kete njefare ulje dhe frenim te turisteve qe vijne ne Shqiperi por edhe te daljeve shqiptare jashte”, ka pohuar gjate nje deklarate per mediat lidhur me nje dukuri te tille, kreu i operatoreve turistike, Sadik Malaj. Duke shtuar me tej, se ne fakt, kjo dukuri nuk perkon me pushuesit nga vendet e Bashkimit Evropian qe vizitojne Shqiperine, te cilet sipas tij kane respektuar ketij sezoni trendin e pervitshem, perkatesisht ate te rritjes me nivelin progresiv prej 20%-25%. “Per prurjet e turisteve nga Bashkimi Evropian, qe vizitojne Shqiperine, ne kemi rritje nga viti ne vit, rreth 20-25%”, shtoi me tej Malaj. Sakaq, kreu i operatoreve turistike ne vend, ka pohuar edhe faktin se ulje te numrit te pushuesve ka patur ne disa nga destinacionet kryesore turistike te vendit tone, te tilla si ai i zones se Golemit, por edhe e Vlores, ku sipas tij, “situata turistike paraqitet rreth -30% me pak se gjate vitit te kaluar”. Sakaq, ulja e interesit per te pushuar ne Shqiperi, konfirmohet edhe nga vete hotelieret. Ku ndryshe nga vitet e kaluara, plazhi i Durresit sipas tyre, gjate ketij sezoni turistik po pret nje numer me te vogel pushuesish. “Ne krahasim me vitet e tjera eshte shume e dobet”, pohon shumica e tyre. Ku renditin si njerin prej shqetesimeve kryesore mungesen e projekteve nga ana e pushtetit vendor ne drejtim te infrastruktures se pergjithshme ne plazh. Gje e cila mesa duket, nuk ndikon edhe aq tek interesi i shtetasve te Bashkimit Evropian per ta vizituar Shqiperine ne kete prag pushimesh, i cili paraqitet serish ne rritje, si edhe gjate viteve te kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›