E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të digjte gruan bashkë me dy fëmijët, “Burg” për 37-vjeçarin

DURRËS- Tentoi të djegë gruan bashkë me dy fëmijët, gjykata e Durrësit jep masën “Burg” për Asllan Hoxhën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 20 korrikut, në banesën e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të Durrësit, ku fatmirësisht policia parandaloi në kohë tragjedinë.

Asllan Hoxha, 37-vjeç pasi dhunoi bashkëshorten shtatzënë në mënyrë barbare, spërkati me benzinë banesën me qëllim djegien.

Akti i dhunës është zhvilluar dhe në prani të fëmijës 15 muajsh të çiftit Hoxha, ndërkohë, që ka qenë gruaja shtatzënë që ka lajmëruar policinë në numrin 129.

Policia ka mundur të arrestojë menjëherë në flagrancë bashkëshortin dhunues, teksa ai tentonte të digjte gruan shtatzënë bashkë me fëmijën e tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›