Kakavijë- Defekt në kompjuterat grekë, rradhë në të dyja anët e kufirit
Kakavijë- Një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke në doganën e Kakavijës ka bllokuar punën atje paraditen e sotme.
Raportohet se si pasojë e këtij defekti janë shkaktuar rradhë të gjata automjetesh që presin të dalin dhe të hyjnë në kufirin grek.
Nga defekti nuk është i mundur përpunimi i dokumenteve të emigrantëve përtëlejuar më pas qarkullimin lirshëm të tyre.
Sakaq që thuhet se është lajmëruar dhe pritet të vijë një teknik nga Janina që të rregullojë defektin në sistem. Kjo nuk është hera e parë që nga defektet kompjuterike të palës greke në kufi të shkaktohen rradhë të gjata në pritje. Kjo është edhe një periudhë që emigrantët shqiptarë kthehen në Shqipëri për të kaluar disa kohë me familjarët e tyre këtu.