Rita Ora: Jay-Z është shumë i rreptë
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shpehur rreth drejtuesit të saj Jay Z. Ajo ka firmosur një kontratë më kompaninë diskografike të reperit dhe punon cdo ditë me të. Edhe pse këngëtarja 22 vjecare e vlerëson shumë, ajo tha se Jay Z është shumë i rreptë.
Rita Ora ka deklaruar për mediat britanike se Jay Z e gjobit nëse ajo paraqitet me vonesë në studio.
“Arrita në studio 10 minuta me vonesë dhe mora një mesazh kritikues ku Jay Z më shkruante se nëse nuk jam korrekte me orarin, do të gjobitem”, është shprehur Rita.
Rita, e cila aktualisht shoqërohet me DJ Calvin Harris, e pranon që mos korrektesa në një takim pune është joprofesionale dhe mund të jetë rrënimi i karrierës së saj nëse nuk disiplinohet. Ajo e sheh Jay Z si një shembull në lidhje me këtë cështje.
“Ai nuk të detyron të bësh diçka që ti s’do ta bësh, nuk të detyron të jesh korrekte, por sjellja e tij të bën të kuptosh se në këtë mënyrë i bën keq vetëm vetes”, ka shtuar Rita Ora.
Së fundmi Rita Ora ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar edhe Justin Timberlake duke qenë se i adhuron performancat e tij dhe së shpejti ka gjass t’i shohim bashkë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)