Policia greke kap 1 tonë drogë shqiptare

Në operacion janë angazhuar forcat shqiptare, ato italiane si dhe greke. Policia bëri me dije se mjeti i sekuestruar kishte 2 motorë me 350 kuaj fuqi secili.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare me autoritet policore Italiane dhe Greke është bërë e mundur goditja e një rasti trafikimi, si dhe sekuestrimi në Greqi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe i një skafi me gjatësi rreth 12 metër. Bazuar në informacionet e dhëna nga Policia Shqiptare në ndjekje të këtij mjeti lundrues janë vënë dhe mjetet e Guardia di Finanza, si dhe avionë të Frontex. Në sajë të ndjekjes së vazhdueshme, mjeti lundrues është drejtuar drejt brigjeve greke.
Autoritet policore Greke në sajë të informacionit të marrë nga Policia Shqiptare kishin marrë masa për kapjen e tij. Falë këtij bashkëpunimi u bë e mundur kapja e këtij mjeti lundrues në afësi të ishullit të Qefaloniasë në Greqi, si dhe arrestimi i pronarit grek të skafit, si dhe sekuestrimi i një sasie prej rreth 1 ton marijuanë. /Start/
2012-07-23 08:35