E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke kap 30 kg hashash, pranga shqiptarëve

“Lënda narkotike u diktua nga policia greke, teksa dy transportuesit sapo kishin hyrë legalisht nga Greqi”, thuhet në komunikatën e policisë, duke u referuar deklaratës greke. Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte fshehur në kamionin e shtetasit grek, tashmë i ndaluar.

“Drejtuesi i automjetit, E.L, 24 vjeç, nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Policia e Igumenicës u vu në ndjekje dhe në fshatin Janjar bllokoi kamionin”, citon policia lokale, sipas te ciles, policia greke ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili u largua në drejtim të paditur. “Nga hetimet është zbuluar se hashashi u ngarkua në kufirin shqiptaro-grek, pranë Qafë Botës, rreth 30 km larg Sarandës dhe kishte si destinacion Athinën”, saktëson policia lokale. /Start/

                                                                                             2012-06-12 16:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›