E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB e pranon: Siria në luftë civile!

Gjatë një prononcimi për “Reuters”-in, pyetjes se a mund ta karakterizohet si një luftë civile konflikti në Siri, Ladsous u përgjigj: “Po, mendoj se mund ta themi këtë”. “Ajo që duket qartësisht është se qeveria spanjolle ka humbur shumë territore në shumë qytete kundrejt kryengritësve dhe po kërkon t’i marrë mbrapsht”, tha ai.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bën një deklaratë të tillë.
Komentet e tij vijnë në një kohë që monitoruesit e OKB-së janë qenë në objektiv të forcave siriane teksa përpiqeshin të mbërrinin në qytetin e sulmuar të Huffas.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, akuzoi Rusinë se ka furnizuar me helikopterë sulmues qeverinë siriane.

Ajo theksoi se kjo lëvizje përshkallëzon konfliktin në mënyrë dramatike.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-13 08:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›