E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat për kalimin në “Durrës-Kukës” më pak se 5 euro

 Kjo u bë e ditur sot nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, gjatë konferencës për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes me homologun kosovar, Fehmi Mujota, për njohjen e lejeve të drejtimit për automjetet. Olldashi u shpreh se, kriteret ekonomike do të përbëjnë bazën në përcaktimin e kompanisë fituese që do të marrë me koncension autostradën Durrës-Kukës Morinë. 

Nga ofertat teknike janë përzgjedhur 5 kompani të mëdha ndërkombëtare dhe shumë shpejt pritet të hapet tenderi për paraqitjen e ofertave ekonomike. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë u inaugurua në qershor të vitit 2009 nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Kjo autostradë lidh Durrësin me vendkalimin kufitar me Kosovën, në Morinë, ndërsa kalon nëpër Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë, Kalimash e Kukës. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të arrihet shpejtësi nga 80–120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që mund të kalohet për vetëm 2,5 orë. /Start/

                                                                                             2012-06-12 17:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›