Policia greke shpëton 4 emigrantët shqiptarë të bllokuar në malet e Follorinës

Klandestinët, prej 3 ditësh në dëborë. Pritet rikthimi i tyre në atdhe
Përfundon pa pasoja, drama e katër të rinjve shqiptarë që mbetën të izoluar në dëborë në kufirin e shtetit fqinj. Kështu, i kanë shpëtuar vdekjes katër klandestinët që mbetën në dëborë në kufirin grek disa metra larg territorit shqiptar në rrethin e Devollit në rajonin juglindor. Historia gati e përsëritur e klandestinëve shqiptarë që kalojnë ilegalisht kufirin me shtetin fqinj vazhdon me shumë shqiptarë që zgjedhin vijën kufitare në rrethin e Devollit për të hyrë në thellësi të territorit grek. Katër klandestinët, mes të cilëve dhe 16- vjeçari Ajet Muça, kanë mbetur në dëborë, pas ikjes së tyre në këmbë nga fshati Tren në rrethin e Devollit, tre ditë më parë. Grupi prej katër personash ka ecur në këmbë përgjatë vijës liqenore të Prespës së Vogël në Shqipëri për të hyrë në territorin grek dhe për të mbetur përmes një tufani në malin grek të Pisoderit disa kilometra larg Follorinës. Ka qenë pikërisht 16- vjeçari Muça, i cili nuk ka mundur të ecë dot në këmbë, i cili ka dhënë alarmin "SOS" tek një i afërmi i tij në Greqi, duke i kërkuar ndihmë. Kaq është mjaftuar që alarmi të mbërrijë në policinë kufitare të Korçës, e cila ka marrë kontakte të menjëhershme me homologët grekë në pikën kufitare të Kapshticës. Drejtori i Kufirit në këtë polici, Eduard Caka ka njoftuar zyrtarisht me anë të një faksi shefin e policisë së Follorinës, ndërsa në mënyrë urgjente policia e qytetit vetëm 45 kilometra larg pikës kufiatre të Kapshticës ka nisur dhe operacionin e shpëtimit. Policia greke rreth orës 22.00 të mbrëmjes së kaluar ka ndërmarrë operacionin e shpëtimit duke arritur fillimisht të komunikojë me klandestinët që kishim mbetur në dëborë. Trashësia e dëborës në malin e Pisoderit një nga majat më të lartë të Greqisë veriore ka kaluar një metër, ndërkohë që për fat të mirë klandestinët shqiptarë kanë mundur të stresohen në një stan bagëtish duke arritur të ndezin edhe një zjarr. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të djeshëm policia greke ka mundur të arrijë në vendndodhjen e klandestinëve duke i transportuar ata menjëherë drejt spitalit të Follorinës. Duke iu referuar informacionit zyrtar që policia greke ka dhënë për homologët e saj shqiptarë në Kapshticë, është mësuar se të katër të rinjtë që mbetën në dëborë duke rrezikuar jetën e tyre, janë shëndoshë e mirë, ndërsa janë trajtuar dhe në spitalin e Follorinës. Ata pritet të mbërrijnë pas disa ditësh në pikën kufitare të Kapshticës si deportivë. Operacioni i policisë greke është mbyllur me sukses falë një bashkëpunimi në koherencë të plotë me policinë shqiptare të kufirit në Kapshticë.