Rama me vullnetaret e bashkimit të ri për ndryshim në Peqin
Kryetari i PS, Edi Rama së bashku me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim kësaj rradhe në turin e tij elektoral është ndalur në errësirën e qytetit të Peqinit. Duke folur me të rinjtë e shumtë të mbledhur në sallë pavarësisht motit të keq dhe mungesës së energjisë, Edi Rama u shpreh se pas 28 Qershorit do të nisë një betejë që nuk është parë gjer më sot me papunësinë, varfërinë e dëshpërimin social.
Rama iu premtoi qytetarëve se do tu japë më shumë rrugë, të drejtën për të jetuar në mirëqenie me punë të ndershme dhe mbi të gjitha më shumë shpresë, jo duke parë të shkuarën por duke u orientuar drejt së ardhmes. Për të ardhur sot përmes rrebeshit të shiut dhe për të qendruar në këtë sallë pa drita duhet një besim i madh. Besimi që ju ka sjellë këtu me bindjen se fuqia jonë e përbashkët mund ta mund varfërinë, u shpreh Rama, duke shtuar se bindja se fuqia jonë e përbashkët mund ta mund papunësinë dhe mund ta vërë në vend të drejtën për të jetuar me punë të ndershme. Ata ju çojnë çdo muaj faturën e papërballueshme amorfe të kostos së rritur të jetesës, kurse vetë dalin në televizor për tju thënë se sa mirë jetoni. Ju nuk keni dritë, ata ju thonë se ju a japin 24 orë, pavarësisht se juve ju ikin dritat. Ju nuk keni punë, ata ju thonë se Shqipëria po zhvillohet shpejt. Ju nuk arrini dot fundin e muajit dhe nuk blini dot as ilaçet, e jo më dhuratën për ditëlindjen e fëmijës, ata ju thonë se ju kanë rritur pensionin e rrogën, si asnjëherë më parë. Ju nuk i blini dot fëmijës abetaren, ata ju thonë se jemi në moshën e internetit, u shpreh Rama. Duke iu drejtuar qytetarëve peqinas, Rama tha se nuk duhet të kenë frikë të besojnë sot, se ëndrra e Shqipërisë si gjithë Europa është e mundur, se ky vend mund të bëhet si të tjerët, se këtu, në këtë vend, mund të bëhen të mundura ato që prej 18 vjetësh politika e vjetër e interesave te vogla personale ne pushtet e për pushtet na i ka bërë të pamundura. Ai vijoi se nuk duhet të kenë frikë të besojnë sot, se një shpresë e re ka lindur në qytetet e fshatrat tona, një rreze e re shprese po hyn në shkollat e spitalet tona, një rrugë e re shprese do të hapet për Shqipërinë tonë të gjunjëzuar nga plagët ekonomike e shoqërore, të cilat politika e vjetër e urrejtjes i thellon përditë me arrogancën e saj. Unë nuk dua që ta fitoj këtë garë për të vazhduar shfaqjen që shohim prej 18 vjetësh në politikën dhe në qeverisjen e vendit, por për të bërë të mundur që të shfaqim së bashku më të mirën që kemi brenda nesh dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç përshkruhet në amanetet e të parëve tanë, tha Rama.
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 23:38
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 23:38