Rrëshqitje katastrofale dheu në Synej të Kavajës, 7 banesa fundosen nën tokë

Tronditet familja Gjeçi. 7 vëllezër kthehen të pastrehë
Rrëshqitja e dheut në fshatin Bago të komunës Synej të Kavajës ka shkaktuar rrënimin e 7 shtëpive të një fshati dhe alarmi është se të tjera po shihen nga banorët sesi zhvendosen me metra të tëra dhe janë në prag shembjeje të plotë. Sipas të dhënave, në kuadrin e masave mbrojtëse po evakuohet gjithë zona, pasi po konstatohet se janë drejt shembjes edhe disa shtëpi të tjera të zonës ku dheu po rrëshqet vazhdimisht e po krijon çarje të tokës, të cilat më pas gllabërojnë brenda tyre shtëpi të tëra. Banorët e këtyre shtëpive janë ngritur të alarmuar nga gjumi sepse kanë kujtuar se ka qenë tërmet një gjë e tillë, por shumë shpejt është kuptuar rrëshqitja e tokës. Banesat e dëmtuara janë që të gjithë të një familjeje, të vëllezërve Gjeçi që banojnë prej vitesh në këtë fshat. Një pjesë e shtëpive janë zhdukur në thellësitë e krijuara nga çarja e tokës, ndërkohë që ato kanë qenë që të gjitha nga një deri në katër kate. Bashkë me çarjen dhe rrëshqitjen e tokës është spostuar në një gjatësi prej 100 metrash i gjithë terreni që gjendet në një kodër të vogël. Kryetari i komunës Synej në Kavajë, Përparim Çaça tregon se gjithçka ka ndodhur për 10 minuta dhe toka është hapur me një shpejtësi të rrufeshme. Mendohet se ka qenë tërmeti i para tre ditëve ai që ka ndikuar në një katastrofë të tillë natyrore, por reshjet e dy ditëve të fundit mendohet se kanë ndikuar edhe më shumë. Problemi më i madh është se gjithë zona përreth është në gjendje emergjence, pasi toka mund të hapet gjithandej. Prandaj evakuimi i njerëzve po bëhet menjëherë që mos ndodhë asgjë dhe për fat nuk ka pasur asnjë të lënduar deri tani, pohon kryetari i komunës. Mure të këtyre shtëpive janë krisur dhe më pas shembur, por fatmirësisht pa zënë njerëz nën to. 7 shtëpitë e shembura tani janë të pabanueshme më dhe banorët nuk kanë më strehë. Në zonë duket se ka premisa edhe për shembje të tjera, pasi po shihet me sy nga banorët fenomeni i fundosjes së shtëpive dhe ai i spostimit të tyre, gati 40-50 metra. Toka në fakt në këtë zonë bëhet e ditur se është ranore dhe prandaj priten edhe shembje të tjera në krahun e djathtë. Sipas të dhënave, komuna Synej numëron 12 mijë banorë dhe fshati ku ka ndodhur ngjarja konsiderohet i madh pasi ka 1 mijë banorë. Banorë të shtëpive tre katëshe po evakuojnë çfarë munden, pasi po ndiejnë rrezikun. Para tre ditëve ata e vunë re se toka po krisej, po për këtë ia vunë fajin tërmetit dhe për fat kanë dalë nga shtëpia për të parë se çfarë do ndodhte dhe ky ka qenë fati i tyre, pasi ata dolën menjëherë sapo panë se po ndodhte zhvendosja e dy shtëpive dhe nuk i ka zënë brenda. Ekspertë të gjeologjisë do të vijnë menjëherë nga Tirana për të bërë një ekspertizë të tokës për të zbuluar se si do tu vejë halli banorëve të shtëpive më lart zonës, thotë kryetari i komunës Synej. Menjëherë pas ngjarjes, nënprefektura e Kavajës ka ngritur shtabin e emergjencës, ndërkohë që aty ka mbërritur prefekti i Kavajës, Bardhyl Rexha dhe drejtues të Ministrisë së Brendshme. Rreth mesditës ka qenë i pranishëm edhe kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, ku bashkë me përfaqësues të prefekturës kanë bërë procesverbalin e konstatimit për çdo shtëpi të dëmtuar. Paralelisht me këtë gjë është llogaritur edhe sasia e ndihmave që nevojiten për 30 banorët e mbetur pa strehë së bashku me veshmbathje, ushqime dhe çadra për të fjetur. Megjithatë banorët e këtyre familjeve për momentin janë strehuar tek të afërm të tyre dhe bashkëfshatarë të tjerë. Kërkesat për procedurat e mësipërme janë shoqëruar me Vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që llogaritja e dëmit për banesat e shkatërruara do të bëhet në ditët e ardhshme.
*******************************************************
Precedenti, 1 muaj më parë e pësoi fshati Kryevidh
Dhjetëra shtëpi në fshatin Kryevidh të Kavajës rrezikohen të mbulohen nga dherat, pas rrëshqitjeve masive të tokës një muaj më parë. Një pjesë mjaft e madhe toke ka rrëshqitur në lagjen Gjoni të fshatit Kryevidh, gjë që ka bërë që katër banesa të vjetra të mbulohen nga dherat. Situata duket se do të përkeqësohet më tej, për shkak të pjerrësisë së terrenit dhe mbingopjes së tij nga reshjet e shiut dhe ujrave që vijnë nga i gjithë fshati në këtë zonë. Disa banesa një katëshe kanë pësuar çarje dhe plasaritje të shumta, ndërkohë që banimi në këto shtëpi është një gjë me mjaft rrezik. Banorët tregojnë se e ndienin rrezikun për këtë ngjarje dhe fillimisht i janë drejtuar kryetarit të komunës së Kryevidhit, Arben Ajdini dhe kryetarit të këshillit të komunës, Misir Kaja, por kanë parë se nuk është bërë asgjë. Banorët tregojnë se situata e rrëshqitjeve të rrezikshme të tokës kishte dhënë shenja edhe tre vite më parë, por kjo që ndodhi para një muaji ka qenë më e rrezikshmja për ta. Mandatin e kaluar të komunës së Kryevidhit pati rrëshqitje të lehta, por nuk pati asnjë masë për parandalimin e saj. Edhe pas tre vitesh zona në fjalë nuk pati asnjë ndërhyrje, madje të gjitha ujërat e zeza dhe të bardha të fshatit Kryevidh derdhen në lagjen Gjoni, çka ka bërë që situata të rëndohet edhe më shumë. Banorët janë shprehur të indinjuar në drejtim të drejtuesve të komunës dhe pushtetarëve të Kavajës, duke u shprehur se ishin njoftuar për katastrofën që pritej të ndodhte në këtë vend. Në lagjen Gjoni gjenden edhe 20 shtëpi të tjera që kërcënohen nga rrëshqitja e tokës. Një pjesë e tyre janë shtëpi të reja një dhe dykatëshe që janë bërë nga puna e kryefamiljarëve në emigracion. Banorët shprehen se shkaku i rrëshqitjeve nuk janë vetëm shirat e dendur të kohëve të fundit, por edhe mungesa e një investimi nga ana e komunës për disiplinimin e ujërave të zeza dhe të shiut që mblidhen nga i gjithë fshati dhe derdhen pikërisht në vendin ku ndodhi rrëshqitja. Banorët e shtëpive të dëmtuara janë larguar tek të afërm të tyre në fshatin Kryevidh, ndërkohë që disa të tjerë kanë ikur në fshatrat fqinje. Shkarja masive e tokës ka krijuar një kanal të thellë me gjatësi rreth 500 metra. Banorët shprehet se fenomeni i rrëshqitjes nuk ka ndaluar, pasi ata shohin objektet e tyre që zhvendosen më në thellësi në drejtim të anës perëndimore të fshatit. Në këtë fshat janë regjistruar rrëshqitje më të lehta para tre vitesh, por kërkesës së banorëve për marrjen e masave, komuna e Kryevidhit i është përgjigjur se nuk disponohen fonde të mjaftueshme për këtë qëllim. Banorët janë shprehur të indinjuar për drejtuesit e komunës së tyre, të cilat janë shprehur se: "Nëse hidhni paret, mund të bëhet një ndërhyrje".
Akuza kryetarit të komunës dhe deputetit të zonës
Banorët janë shprehur të zhgënjyer se nuk kanë pasur mbështetjen e kryetarit të komunës Kryevidh, Arben Ajdini dhe deputetit të zonës, Engjëll Cara. Banorët shprehen se pushtetarët nuk e kanë mendjen tek kjo fatkeqësi që ka ndodhur, ata menduan vetëm për votat tona që ne ua dhamë dhe tani nuk na shohin me sy. Kërkesa e banorëve të kësaj lagjeje për ndërhyrje për disiplinimin e ujërave që derdhen në tokën e pjerrët, nuk është miratuar për shkak të mungesës së fondeve. Banorët kanë deklaruar se nevojitet vetëm një investim i vogël, vetëm një tubacion që të mbledhë të gjitha ujërat në mënyrë që ato të mos derdhen në të gjithë gjatësinë e luginës, çka ka nxitur edhe rrëshqitjen. Në situatën që është krijuar banorët nuk dinë se ku të futen, pasi qëndrimi në banesat që janë më afër tokës që ka rrëshqitur, është mjaft me rrezik. Banorët nuk kanë mësuar asnjë reagim as nga nënprefektura e Kavajës, e cila minimalisht duhej të kishte ngritur shtabin e emergjencave civile në këtë rast, pasi kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore.
*************************************************************
Meta: të merren masa për të parandaluar fatkeqësitë natyrore
Lideri i LSI- së, z.Ilir Meta ishte dje në fshatin Bago të Komunës së Synejit në Kavajë, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë shembur 7 shtëpi, duke lënë në mëshirë të fatit banorët e tyre. I shoqëruar nga deputetët e LSI, Braho dhe Legisi, Meta është takuar me banorët e kësaj zone, ku dhe ka ndarë me to shqetësimin që i ka plla