E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia heq statujën e Stalinit duke urinuar (FOTO)

Share

Një statujë e artë që tallej me diktatorin sovjetik, Jozef Stalin, është hequr nga policia pak orë pasi ishte vendosur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Statuja e tregonte diktatorin duke urinuar. Një tjetër statujë e ngjashme u vendos në qytetin perëndimor të Lviv.

Monumenti i artë i Stalinit duke bërë shurrën është përgatitur nga aktivistët e partisë nacionaliste ukrainase Bratstvo.

Mendohet se synimi ishte që të tërhiqeshin tifozët e futbollit për të vizituar këto sheshe. Ndërkohë policia e ka hequr statujën në Kiev, por ajo në Lviv qëndron akoma.

Aktivistët shpresojnë që të ngrenë të tjera statuja në qytete të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›